Sikundër dihet, finalja e këtij edicioni do të luhet në “Ataturk” të Stambollit, stadiumi gjigant ku u luajt një nga finalet më epike të Champions League, me atë përmbysje të jashtëzakonshme të Liverpulit ndaj Milanit. Por sot, UEFA ka zyrtarizuar dhe tre edicionet e radhës, duke përcaktuar se ku do të luhen finalet e mëdha të veprimtarisë më të famshme për klube.


Kështu, finalja e vitit 2021 do të luhet në Rusi dhe më konkretisht në stadiumin e Zenitit të Shën Pjetërburgut. Kjo do të jetë hera e dytë pas finales së zhvilluar në “Luzhniki” mes çelsit dhe Junajtidit në vitin 2008. Finalja e vitit 2022 do të zhvillohet në “Allianz Arena” të Mynihut, stadium që ka mirëpritur pak vite më parë sfidën mes Bajernit dhe çelsit, ku triumfuan londinezët. Ndërkohë në “Uembli” të Londrës do të luhet finalja e vitit 2023, që do të jetë dhe hera e tetë në stadiumin mitik pas finaleve të Kupës së Kampioneve në vitet 1963, 1968, 1971, 1978 dhe 1992 di dhe dy finalet e Champions League të luajtura në vitet 2011 dhe 2013.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: