Ilir Paja, një eksponent i përfolur për krimet në Itali, i njohur me pseudonimin ‘Ufo’ dhe i dënuar me 25 vite burg, pasi akuzohet për disa vepra të rënda penale nga gjykatat italiane, kundërshton arrestimin.

Avokati i tij, Idajet Beqiri thekson se klienti e ka kryer një herë dënimin në shtetin fqinj dhe për gjë ka sipas tij edhe fakte penale. Beqiri tha se Paja nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtat akuza.

“Paja e ka shlyer dënimin italian, janë të njëjtat fakte penale. Nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtat fakte penale.”, tha Beqiri. Sipas Beqirit, gjykata pretendon se nuk janë të njëjtat fakte, por të ngjashme. Duke marrë shkas nga këto pretendime, gjyqtari Taulant Banushi kërkoi kohe që të njihej me dosjen, ndërkohë që vendimin do e shpallë më 3 nëntor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: