Një grua 70-vjeçare nga Uganda ka sjellë në jetë binjakë përmes IVF-së, një “arritje e mahnitshme” siç e përshkroi mjeku i saj.

“Është e mahnitshme që një nënë 70-vjeçare të lindë binjakë”, tha për AFP Dr. Edward Tamale Sully, i cili mori pjesë në shtatzëninë e gruas dhe lindjen me prerje cezariane të së mërkurës.

Nëna, Safina Namukwaya, tha se lindja e foshnjave të saj, një djalë dhe një vajzë, ishte “një mrekulli”. Nëna dhe foshnjat janë në gjendje të mirë, por mbeten nën vëzhgim në një institucion mjekësor në Kampala, shpjegoi Edward Tamale Sali. Safina Namukwaya jeton në Masaka, një zonë rurale rreth 120 kilometra në perëndim të kryeqytetit.

Tre vite më parë, 70-vjeçarja, nëna më e madhe në kontinentin afrikan, solli në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë, pasi më parë ishte etiketuar si “e mallkuar” për shkak se nuk kishte fëmijë më herët.

Me burrin e saj të parë, i cili vdiq në vitin 1992, Safina nuk kishte fëmijë. Partneri i saj aktual, të cilin e takoi në vitin 1996, nuk erdhi ta takonte në maternitet, gjë që e shqetësoi shumë. “Ndoshta ai nuk është i kënaqur që kam lindur binjakë (…) sepse ai ka frikë nga përgjegjësitë,” tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb