Koreja e Veriut është prekur nga reshje të shumta shiu, ku si pasojë, rrugët e qyteteve janë shndërruar në “lumenj”. BBC raporton pamjet ku shihen shtëpitë e mbuluara nga uji, ndërsa dhjetëra ura janë dëmtuar nga shirat e rrëmbyeshme.

Mbi 1.000 shtëpi janë shkatërruar, kurse 5.000 qytetarë janë evakuuar, raporton BBC. Tokat bujqësore është mbuluar nga uji, e kjo e rëndon më tepër situatën, pasi vetë lideri Kim Jong-un pranoi hapur se vendi po vuan nga mungesa e ushqimeve.

Sipas televizionit publik të këtij vendi, në disa rajone janë regjistruar reshje rekord të shiut, ku thellësia e ujit mbi sipërfaqen e tokës ka shkuar mbi 50 centimetra si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm që nuk po ndalen prej ditësh.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb