TIRANE – Tre ditët që lamë pas, banorët e Shkozës janë ankuar për ujin e ndotur që ka ardhur në çezmat e shtëpive të tyre.

Gazetari Erjon Skëndaj teksa raportonte nga Lanabregasi, pranë depos së ujit të Shkozës, për News24 dhe BalkanWeb tha se uji përveç se me erë ka qenë dhe i turbullt.

Sipas banorëve, tubacionet  që janë totalisht të zbuluara janë tulatur nga një zjarr që ra në atë zonë me datë 25 shtator, shkaqet e të cilit nuk dihen ende.

Por UKT e përgënjeshtron, pasi thotë se specialistët kanë krijuar dritare në tubacion pa prekur pjesën e brendshme të tubit. Specialistët thonë që shtresa brenda tubit nuk është prekur, duke hedhur poshtë shkakun.

Nga analizat kimike e biologjike të bëra në disa pika të Shkozës, thuhet se ka dalë mirë, por ujësjellësi nuk e shpjegon faktin se si për 3 ditë me radhë uji ka qenë me erë të rëndë dhe pamje të turbullt.

Sipas banorëve, sot situate është normalizuar, dhe era nuk evidentohet por mbetet enigmë se sa ndikoi zjarri. UKT tha që shumë shpejt do fillojë puna për t’u mbuluar tubacionet.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: