Ukraina dhe Lituania i shmangen takimit të OSBE-së në Austri për praninë ruse.

Vendimi i Austrisë për të lejuar rusët të udhëtojnë në Vjenë për një seancë të Asamblesë së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka sjellë protesta ndërkombëtare.

Takimi u zhvillua sot pa delegacion ukrainas, i cili e përshkroi parinë e planifikuar të ligjvënësve rusë si “fyerje”.

Austria u dha rusëve viza edhe pse ata janë nën sanksionet e BE-së pavarësisht protestave nga 20 vende, përfshirë këtu Britaninë, Francën dhe Kanadanë. Por, Ukraina dhe Lituania po bojkotojnë ngjarjen e kësaj jave në Vjenë.

“Anëtarët tanë të parlamentit nuk duan të ulen në të njëjtën dhomë apo në të njëjtën ndërtesë ku ka përfaqësues rusë që nxitën, mbështesin dhe vazhdojnë të promovojnë luftën në Ukrainë”, tha Vaidotas Verba, ambasador i Lituanisë në OSBE.

“Më shumë se 80 deputetë nga 20 vende i kanë shkruar një letër drejtuesve të parlamentit dhe qeverisë austriake duke kërkuar konkretisht të mos lëshojnë viza dhe të rishqyrtojnë këtë vendim”.

Një delegat sllovak lexoi një deklaratë nga delegacioni ukrainas, i cili tha se “prania e këtyre luftënxënësve në Vjenë është një fyerje për gjithçka që OSBE-ja përfaqëson”.

“Ata nuk janë këtu për dialog të vërtetë dhe as për bashkëpunim”, shtoi ai. “Ata janë këtu për të përhapur propagandën e tyre … ata janë këtu për të provuar dhe justifikuar krimet e luftës që kanë kryer dhe për të përdhosur parimet e ligjit ndërkombëtar dhe dinjitetin njerëzor.”

Ndërsa Polonia dhe Britania, kohët e fundit kanë refuzuar parlamentarët rusë të udhëtojnë në ngjarjet e tyre të OSBE-së. Si selia zyrtare e OSBE-së, vendi alpin është i detyruar sipas ligjit ndërkombëtar të lëshojë viza për të gjitha delegacionet, sipas qeverisë. Vjena gjithashtu dëshiron të mbajë dialogun.

“OSBE është një platformë qendrore për diplomacinë dhe për dialogun e vazhdueshëm midis të gjitha shteteve pjesëmarrëse. Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të jenë shtete pjesëmarrëse. Mendoj se është e drejtë dhe e rëndësishme që kjo platformë për dialog të vazhdojë të mbështetet”, tha Gabriele Juen, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Austrisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb