Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar sot fotot e dhjetë ushtarëve rusë të cilët janë shpallur në kërkim për masakrat e ndodhura në qytetin e Buchas.

Ushtarët, emrat dhe fotot e të cilëve janë bërë të ditura nga autoritetet ukrainase, janë anëtarë të Brigadës së 64-të të Këmbësorisë së Motorizuar.

Ministria i ka quajtur ushtarët “dhjetë të neveritshmit”, ndërkohë që pretendon se janë pjesë e brigadës, e cila u dekoruar nga Vladimir Putin për rolin që luajti në Bucha, raportoi The Mirror.

“Dhjetë të neveritshmit. Dhjetë kasapë rusë nga brigada e 64-të janë identifikuar dhe emëruar të dyshuar përgjegjës për kryerjen e Masakrës së Buçës. Kjo njësi ishte shpërblyer për mizoritë e saj dhe u kthye në fushën e betejës. Drejtësia për kriminelët e luftës është e pashmangshme”, shkroi Ministria e Mbrojtjes pasditen e sotme në Tëitter.

Bucha është një nga qytetetku janë zbuluar edhe masakrat më të mëdha pas zbrapjes së trupave ruse.

Atje janë zbuluar më shumë se 410 kufoma të civilëve, shumë prej tyre me duar të lidhura dhe të ekzekutuar me plumb në kokë.

Dhomat e torturës, ku burrat rriheshin brutalisht përpara se të vriteshin, u zbuluan gjithashtu, së bashku me trupat e grave dhe fëmijëve.

Mbetjet janë hequr nga qyteti dhe po shqyrtohen nga ekspertët mjeko-ligjorë që përgatiten të paraqesin prova në gjyqet e ardhshme të krimeve të luftës.

0 Thp 01457jpg

0 Thp 01459jpg

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb