Qindra ukrainas kanë nisur të largohen nga qyteti i Khersonit për t’iu shmangur sulmeve ruse vetëm disa javë pas çlirimit të rajonit jugor.

Raportohet se një varg automjetesh i gjatë rreth gjysmë milje është krijuar në kufijtë e qytetit port teksa bombardimet e vazhdueshme të forcave ruse kanë nxitur eksodin e ukrainasve.

Rusia ka rritur sulmet e saj në infrastrukturën kritike, pasi pësoi pengesa në fushën e betejës, ndërsa raportohet se pika kryesore e kalimit mbi lumin Dnipro u shkatërrua nga trupat ruse në fillim të këtij muaji pasi forcat e Kremlinit u tërhoqën nga qyteti.

Sakaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, akuzoi ushtrinë ruse për shkatërrimin e qëllimshëm të infrastrukturës gjatë tërheqjes së tyre, duke përfshirë furnizimet me energji elektrike dhe ujë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: