TIRANE-Ujësjellës Kanalizime në Tiranë ka njoftuar se edhe këtë vit ka hapur programin e praktikës/intershipit duke ofruar mundësi praktike dhe eksperiencë kryesisht për studentët që kanë mbaruar në shkencat inxhinierike për fillimin e karrierës së tyre si dhe mundësinë e punësimit.

Prej vitesh UKT ka lidhur një marrëveshje me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, shkollën e Mesme të Ndërtimit “Karl Gega” si dhe me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional, duke e bërë të prekshme praktikën profesionale në një institucion prestigjoz për çdo student që aplikon.

UKT bën me dije se të gjithë studentët e interesuar për kryerjen e intershipit duhet të aplikojnë duke plotësuar Formularin e Aplikimit për Praktikën Mësimore që e gjeni fare thjeshtë tek ëebsite i UKT-së http://ujesjellesitirane.al/ dhe ta dërgojnë atë në adresën info@ukt.

43584720 2235433243410060 772552019687768064 N
43584720 2235433243410060 772552019687768064 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: