TIRANË- Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë ka hapur portën e shkarkimit në Ujëmbledhësin e Bovillës. UKT shprehet se hapja e portave të shkarkimit u bë në mënyrë të kontrolluar dhe derdhja do të vijojë deri në rikthimin e ujit në parametrat normal.
Më herët UKT njoftoi banorët se nuk ka vend për shqetësim, por ata që jetojnë përgjatë lumit të Tërkuzës duhet të tregohen të kujdesshëm.
“KT njofton se për shkak të reshjeve të dendura të ditëve të fundit, niveli i ujit në Ujëmbledhësin e Bovillës ka arritur në 318.5 metra. Për këtë arsye është e domosdoshme hapja e portës së shkarkimit në bazë të rregullores së shfrytëzimit të digës. Prurjet e lumit Tërkuzë pritet të rriten në mënyrë të ndjeshme. Hapja e portës u bë në mënyrë të kontrolluar dhe në përputhje me të gjitha rregulloret dhe kjo procedurë do të vazhdojë deri në rikthimin e nivelit të ujit në parametrat normal.
UKT garanton qytetarët se nuk ka vend për shqetësim por nga ana tjetër paralajmërojmë banorët që jetojnë përgjatë lumit të Tërkuzës që të tregohen të kujdesshëm gjatë periudhës që portat e shkarkimit do të jenë të hapura”, thuhet në njoftimin e UKT-së.

Hapen portat e Bocillës, Kotarja: 35 familje pranë lumit Tërkuzë mund të preken
Pas hapjes së portave të Bovillës drejtori i UKK Tomor Kotarja ka deklaruar se Bashkia e Kamzës ka nxjerrë në terren 200 punonjës. Kotarja deklaroi se janë marrë të gjitha masat dhe janë lajmëruar banorët e pranë lumit Tërkuzë. Kotarja siguroi se situata është nënë kontroll.

Pas hapjes së portave të Bovillës Tomor Kotarja deklaroi se janë 35 familje pranë lumit Tërkuzë që mund të preken.

(m.k/a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: