Është ulur numri i të vdekurve nga koronavirusi në Francë. Në 24 orët e fundit, në shtetin francez janë shënuar 242 viktima nga Covid-19.
Në total, në Francë deri tani regjistrohen 22 856 të vdekur nga Covid-19.
Po ashtu, në shtetin francez, deri tani janë regjistruar si të infektuar me koronavirus 162 100 individë.
Nga këta, në 24 orët e fundit, janë infektuar me Covid-19, 612 njerëz.
Numri total i të vdekurve nga koronavirusi në botë ka shkuar në 206 342 persona.
Kurse, numri i të infektuarve me virus në mbarë globin ka shkuar në 2 982 645 individë, pra shumë pranë shifrës 3 milionë.
(d.xh/ Balkanweb)
