Gratë shqiptare kalojnë më shumë se pesë orë çdo ditë me punë të papaguar shtëpie. Në 22% të kohës gatuajnë pastrojnë dhe kujdesen për fëmijët dhe pjesëtarët e familjes të cilët mund të jenë të moshuar ose persona me aftësi të kufizuara. Kjo situatë ka ndikime të konsiderueshme financiare dhe ekonomike për gratë dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Familjet kanë vështirësi në përftimin e kujdesit për fëmijët dhe gratë janë të detyruara të bëjnë zgjedhje të vështira ndërmjet kujdesit të papaguar dhe karrierës së tyre shkruan raporti i fundit i UN WOMAN për Shqipërinë.

Në terma të thjeshtë, puna aktuale e papaguar e grave është 60% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vend e cila mund të shndërrohet në veprimtari ekonomike.

Në fjalë të tjera, thuajse një çerek e grave në Shqipëri janë të përfshira në punë të papaguar por përgjegjësitë në familje i lënë jashtë tregut të punës. Vlera e kësaj pune përkthehet në një shumë prej 324 milion euro në vit sipas raportit të UN Women Albania UNICEF.

Pengesa që nuk i lejon gratë shqiptare të kenë qasje në tregun e punës është mungesa e kujdesit të mjaftueshëm për fëmijën ku përfshihen strukturat parashkollore dhe shërbimet shoqërore për kategoritë në nevojë, përfshirë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Whatsapp Image 2023 06 02 At 12.26.04
Whatsapp Image 2023 06 02 At 12.26.04

Hartimi i politikave dhe programeve që krijojnë kujdes universal për fëmijën, ose mbrojtje sociale për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, do të i lejonte gratë dhe vajzat te punën e si pasoje do ulej dhe varfëria duke rritur disi nivelin e ekonomisë familjare.

UN Women Albania këshillon qeverinë shqiptare të hartojë legjislacioni për mbrojtjen e të drejtave vajzave dhe grave që bëjnë punë të papaguar kujdesi duke filluar me investimin urgjent në sistemet kombëtare universale të kujdesit për fëmijën.

Sipas raportit. nga kujdesi universal falas për fëmijët përfitojnë në radhë të parë vetë fëmijët, pasi ata do të jenë studentë dhe qytetarë më të mirë gjatë jetës. Më tej do të përfitojnë gratë, të cilat do të fuqizohen për të gjeneruar të ardhura për veten dhe familjet e tyre, do të përfitojë ekonomia si pasojë e rritjes së kujdesit social dhe kontributit të grave por edhe shoqëria pasi rritja e zhvillimit do të thotë më shumë burime për adresimin e nevojave të njerëzve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb