TIRANE

Ndonëse  është ditë feste, banorët e zonës së Astirit që preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë në ditën e 25 të tyre.

Banorët kanë shpalosur një flamur 6 metra të gjatë dhe shprehen se dita e sotme është ditë feste, por edhe betejë kundër këtij regjimi.

Banorët kanë bllokuar rrugën kryesore dhe shprehen se banesat i kanë të ndërtuara me gjak, ndërsa sipas tyre policia po i provokon çdo ditë.

Flamuri Ne Proteste
Flamuri Ne Proteste

Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpite nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Do e ngrejmë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak. Ne kemi mbështetjen e banorëve sepse kërkojmë shtëpitë tona dhe nuk i nxjerrim fëmijët jashte.

Të gjithë bashkë jemi për një qëllim. Kjo është ditë festë dhe ditë beteje kundër këtij regjimi. Vetëm ata në kohën e Enver Hoxhës silleshin në këtë mënyrë. Veprojnë natën në mënyrën më të turpshme. Po provokohemi çdo ditë nga policia.”- shprehen qytetarët.

Në mbështetje të banorëve janë edhe deputetë të opozitës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një nga banorët theksoi se procesi i legalizimit tek “Unaza e Re” është bërë më miqësi dhe me ndërhyrje. Ai i bëri thirrje qeverisë të marrë masa sa nuk është bërë vonë.

“Legalizimet janë bërë me miqësira me ndërhyrje. Këtu ke një objekt që gjysma është e legalizuar dhe gjysma jo. Projekti të vijojë, por ne duhet të dëmshpërblehemi. Unzën e re e kemi ndërtuar ne, i bëj thirrje të mendoje mirë. Më mirë tani se më pas do të jetë vonë”, deklaroi protestuesi.

Ndërkohë një tjetër protestues i tha gazetares Klodiana Lala se ata do të tërhiqen kur të largohet oligarkia.

“Kur s’u tërhoqën dje që binte shi, si mund të tërhiqemi sot ne. Kur të tërhiqet oligarkia atëherë edhe ne do të tërhiqemi’- tha një tjetër protestues.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb