Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bëre thirrje të gjithë banorëve të segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3”, të cilët nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe t’i drejtohen Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve me të gjitha dokumentet përkatëse.

Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve dhe Drejtori i Përgjithshëm kanë pritur dhe kanë sqaruar rreth 60-70 % posedues të objekteve të prekura nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3.
36 prej tyre kanë marrë përgjigje me shkresë zyrtare nga ARRSH.

Objektet që preken nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3” janë 242, sipas verifikimeve paraprake të bëra nga grupet e punës.

Pjesa tjetër e banorëve që nuk janë paraqitur ende pranë institucionit të ARRSH-së janë të lutur të paraqiten për të marrë çdo informacion që u nevojitet.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb