Në Tiranë është zhvilluar protesta kundër diskriminimit krahinor.

Aktori i njohur Mehdi Malkaj i është bashkuar kësaj proteste, duke u shprehur se ka qenë gjithmonë politika ajo që ka sjellë përçarjen mes shqiptarëve.

“Unë jam malok , por unë kam edhe miq malok këtu. Miq të dashur njeriu nuk zgjedhe dot familjen. Nuk qëndron problemi se u grindën dy zyrtarë, por po bëhet një luftë e madhe për veriu , jug për të përçarë atë që quhet Shqipëri. Unë e dua shumë Shkodrën, e dua shumë Dibrën kam qenë më shfaqje , e dua vendin tim, por përse e shëmtojnë njerëzit. Kush e ka shpikur veri-jug këtu tek ne? Politika e ndyrë antishqiptare që vazhdon të jetë e ulur këmbëkryq në qendër Tiranës. Vëllezërit kosovar i priti e gjithë Shqipëria deri në Sarandë., unë jam një derr maloku që nuk ua merr mendja,. Mal me okë,” tha aktori Malkaj,.

Nga ana tjetër avokati Fatmir Merkoçi tha se reforma në drejtësi është e stisur nga Sorosi për të bërë një eksperiment në drejtësinë shqiptare.

“Shohim një shkatërrim total të drejtësisë shqiptare, të sistemit gjyqësor dhe sot kryeministri i Shqipërisë pretendon të shkatërrojë dhe gjykatën sepse po të shkojmë shohim se nuk mblidhet dot trupa gjykuese. Kërkon ta bëjë si në kohë të Enverit me një gjykatë. Drejtësia shqiptare e mangët, e përzgjedhur nga Rama”, tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb