Një ish-ndihmëse e lartë e shefit të shtabit në Shtëpinë e Bardhë, gjatë kohës që Presidenca ishte në duart e Donald Trump ka rrëfyer detaje nga mënyra sesi u organizua sulmi mbi Capitol Hill më 6 janar 2021, ditën e betimit të Joe Biden.

Sipas pretendimeve të Cassidy Hutchinson, ish-asistent i Mark Meadows, Presidenti Trump u përpoq të merrte në dorë timonin e makinerisë së tij presidenciale më 6 janar dhe iu drejtua ashpër një agjenti të Shërbimit Sekret kur ai e ‘zemëroi’, pasi i tha se nuk do të sulmonin Kapitol-in.

Ish-ndihmësja e lartë, vetëm 25 vjeçe, dëshmoi të martën se shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump i tha asaj se “gjërat mund të bëhen reale, shumë keq më 6 janar” vetëm katër ditë përpara trazirave të Kapitolit.

Ajo gjithashtu pretendon se ish-shefi i saj, së bashku me avokatin e Trump, Rudy Giuliani, kërkuan falje ndaj ish-presidentit lidhur me përpjekjet e tyre më 6 janar.

Një ndër pikat më shpërthyese të dëshmisë së ish-punonjëses përfshin këmbënguljen e pretenduar të Trump për t’u bashkuar me mbështetësit e tij në Kapitol, të cilëve iu tha paraprakisht se ishin të armatosur.

Gre
Gre

“Unë jam presidenti dreqi e mori, më çoni në Kapitol tani”, urdhëroi Trump sipas saj.

Kur Shërbimi Sekret refuzoi, Hutchinson tha se agjentët i thanë asaj se ai mori timonin e makinës së tij, të quajtur “Bisha”.

“Zotëri, ju duhet ta lini timonin. Ne do të kthehemi në krahun perëndimor, ne nuk do të shkojmë në Kapitol”, i tha Trumpit, agjenti i Shërbimit Sekret Robert Engel.

“Trump më pas përdori dorën e tij në tentativën për të goditur drejt Bobby Engel”, kujton Hutchinson.

Sipas saj, ishte ish-zëvendës shefi i stafit Tony Ornato që e pengoi Presidentin për të kapur prej fyti shefin e tij të sigurisë.

Dëshmi të tjera të temperamentit shpërthyes të Trump erdhën kur Hutchinson dëshmoi se ish-presidenti ishte aq i zemëruar, pasi Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm Bill Barr i tha Associated Press se nuk kishte mashtrim të gjerë zgjedhor.

Hutchinson tha se ajo “për herë të parë vuri re në zyrën e Trump se ketchup-i po pikonte nga muri dhe kishte një pjatë porcelani të copëtuar në dysheme”.

Ajo gjithashtu pretendon se i ishte thënë nga shërbëtori i Presidentit, se ai ishte jashtëzakonisht i zemëruar me intervistën e Prokurorit të Përgjithshëm në AP dhe kishte përplasur drekën e tij pas murit, gjë që po i detyronte ata të pastronin.

“Unë mora një peshqir dhe fillova të fshija ketchup-in nga muri për të ndihmuar shërbëtorin”, rrëfeu më tej ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb