NGA MIRA BREGU*

GJENEVE- Teksa situata në Lindje të Ukrainës vijon të jetë e tensionuar, drejtuesit e organizatës UNHCR denoncuan veprimin e rebelëve në të ashtuquajturën republike popullore e Luhanskut në Lindje të vendit për të dëbuar në mënyrë të menjëhershme stafin ndërkombëtar të agjencive humanitare, mes të cilave edhe stafin e UNHCR.

Këto agjenci u dëbuan nga zonat të cilat kontrollohen nga kryengritësit pro ruse. Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara shpreh keqardhje të thellë për këtë masë, e cila vjen në një kohë kritike teksa vendi pritet te përballet me edhe kushtet e ashpra te motit. “Ne shpresojmë se ky vendim të mund rishikohet dhe se puna jonë mund të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur, në bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara u shprehen drejtuesit e UNHCR.

Më shumë se dy milionë ukrainas kanë qenë të zhvendosur brenda dhe jashtë vendit që nga fillimi i konfliktit dhe ata janë në nevojë për ushqim, strehim, kujdes shëndetësor dhe ndihma të tjera thelbësore. Për më tepër, njerëzit në zonat e prekura nga konflikti janë ndikuar rëndë nga shkatërrimi i infrastrukturës dhe strehimit. Shumë prej tyre janë te bllokuar dhe të izoluar shprehet UNHCR.

Ndihma duhet të arrijë njerëzit e prekur kudo qe ata janë, për të shmangur vështirësitë e mëtejshme dhe për të parandaluar zhvendosjen. Teksa dimri po afron ne këtë vend, asistenca humanitare do të duhet të rritet. Duke pranuar se asistenca humanitare gjithashtu është duke u siguruar nga aktorë të tjerë, UNHCR-ja është e gatshme të luajë rolin e saj, në veçanti duke kontribuar për njerëzit në nevojë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: