Universitetet në gjithë Shqipërinë do të nisin sot vitin e ri akademik 2020-2021. Për herë të parë ato do të nisin në një mënyrë të veçantë, pasi si leksionet dhe seminaret do të zhvillohen online.

Kjo praktikë në universitetet publike u vendos për herë të parë në mars të këtij viti kur qeveria vendosi masat e reja kufizuese për të frenuar pandeminë, dhe që atëhere studentët nuk janë rikthyer në auditore për të mësuar, por kanë vijuar online.

Edhe ky vit do të vijojë si ai që lamë pas me mësim online të paktën për 1 muaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb