“Ura e Zogut” mbi lumin Mat në Lezhë drejt shembjes, teksa ditën e sotme është fundosur edhe më shumë një pjesë e saj. Marrja e inerteve pranë këmbëve te urës, ka bërë që të dalë jashtë funksionit.

Gjatë ditës së sotme ka rreth 30cm ulje tek njëra nga këmbët mbajtëse. Ndërkohë që nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për të parandaluar marrjen e inerteve në lumin e Matit.
News24 denoncoi edhe më parë degradimin dhe shkatërrimin e kësaj ure të ndërtuar në 1927 që është monument kulture, i mbrojtur nga shteti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: