Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi urimin për këtë Vit të Ri ua ka dedikuar kundërshtarëve të tij.

“Një urim special kundërshtarëve” e ka titulluar statusin në rrejtin e tij social Facebook ish-deputeti i Partisë Socialiste.

Blushi shkruan se “kam një urim special për ata që këtë vit e harxhuan duke u marrë me njeriun dhe jo me idenë”.

Postimi i Blushit

NJË URIM SPECIAL KUNDËRSHTARËVE
Kam një urim special për gjithë ata që këtë Vit e harxhuan duke u marrë me njeriun dhe jo me idenë. Ideja shkon më larg se njeriu dhe njeriu që shkon pas idesë ecën me larg se njeriu që shkon pas njeriut! Megjithatë duke e ditur se do bëni të njejtën gjë edhe gjatë Vitit te Ri dua tju uroj! Urime kundërshtarë. Takohemi Vitin tjetër kur do jeni më pak dhe shumë më te pasur me ide të varfëra! Ju pres!

 

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb