Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli në fjalën përshëndetëse në Parlamentin e Shqipërisë deklaroi se uron hapjen sa më shpejt të negociatave të vendit tonë me Bashkimin Europian. Sassoli tha ndër të tjera se edhe ulja e palëve në tryezë për reformën zgjedhore është një akt që bashkon Shqipërinë.

Urimi është që negociatat të mund të celen sa më shpejt, mundësisht përpara Samitit të Zagrebit. Ndoshta edhe pak më vonë, më e shumta gjatë Samitit, por sidoqoftë të ndihmoni edhe vendet e tjera. Ju përgëzoj për progreset e mëdha që keni kryer. Është pozitive që keni rrënë dakord për reformën zgjedhore, pasi është gjest domethënës, që maxhoranca e opozita të mendojnë se e ardhmja e tyre është Bashkimi Europian. Dialogu për probleme të tilla po e bashkon vendin dhe ne kemi nevojë për bashkim të vendeve”, deklaroi Sassoli.

David Sassoli u shpreh se hapja e negociatave bëhet për rininë, tek e cila gjendet e ardhmja e Shqipërisë dhe e BE-së.

“Unë e di se të rinjtë do besonin se ky proces do të vazhdojnë që më herët. Mendoj se gjithçka duhet bërë në interes të rinisë. Janë e ardhmja e Shqipërisë dhe e mbarë BE-së. Për de demokracia nuk ka kaluar nga moda. Demokracia është i vetmi sistem, ku gratë, burrat dhe të rinjtë të mund të vënë bast mbi të ardhmen e mundshme, bazuar në disa vlera, që mbajnë të bashkuar vendet tona. Duhet të fuqizojmë sistemet tona demokratike. Kemi një histori për të shkruar bashkë. Ne duhet të forcojmë qytetarinë europiane. Të ngremë ekonominë dhe të bëhemi lider në ndryshimet klimatike, pa mbyllur edhe një ndërmarrje”, deklaroi Sassoli.

Më tej, David Sassoli nënvizoi se Shqipëria e di mjaft mirë se nuk mjafton vetëm hapja e negociatave, por edhe përmbushja e të gjitha reformave.

“Ju e dini shumë mirë se nuk duhet vetëm që të hapen negociatat, por duhet punë, për të bërë reformat. PE duhet të jetë shtëpia e të gjithë europianëve. Kemi nevojë t’i përdorim këto javë e muaj që të ecim drejt një rruge të mirë. Jam i bindur se qytetarët do ta kuptojnë atë që ka ndodhur”, deklaroi Sassoli.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb