Një ushtar i Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) hodhi një kopje të Kuranit në një zjarr që shpërtheu brenda një xhamie në Rripin e Gazës, ndërsa ai ishte i përfshirë në operacionin ushtarak.

Këtë e ka bërë të ditur Radio Ushtria izraelite, duke nënvizuar se policia ushtarake IDF ka hapur një hetim ndërsa video e incidentit po qarkullon në rrjetet sociale.

“Sjellja e ushtarit nuk është në përputhje me vlerat e IDF. IDF respekton të gjitha fetë dhe dënon një sjellje të tillë.”, -tha një zëdhënës i IDF për Radio Army.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb