Ushtria e Ukrainës ka deklaruar mëngjesin e sotëm se në vend të nisjes së ofensivave të reja, forcat ruse u përqendruan kryesisht në plotësimin e humbjeve të tyre dhe riparimin e pajisjeve të dëmtuara gjatë të shtunës.

Ushtria ukrainase gjithashtu akuzoi Rusinë për “krijimin e qëllimshëm të kushteve për një krizë humanitare” në zonat që forcat e saj po pushtonin, duke penguar një autokolonë ndihmash e cila mbrëmë ishte nisur drejt Kherson, raporton BBC.

Në një postim të hershëm, ushtria ukrainase pretendoi se kishte rivendosur linjën e saj të mbrojtjes në jug në disa zona dhe tha se kishte ndalur me sukses një ofensivë ruse pranë qytetit Izyum në lindje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb