Ushtria e Pakistanit ka shpëtuar dy alpinistë të huaj të bllokuar në vargmalin lindor Karakoram në Himalaje, njoftoi ushtria të dielën.
“Pilotët e Aviacionit të Ushtrisë së Pakistanit shpëtuan dy alpinistë të huaj, Z. Donald Allen Bowie (SHBA) dhe Znj. Lotta Henriikka Nakyva (Finlandë) nga Broad Peak, akullnajat Baltoro … pjesë e një Ekspedite Ndërkombëtare Dimërore në përpjekje për t’u ngjitur në Broad Peak, por u bllokuan në rrugë për shkak të sëmundjes”, tha krahu mediatik i ushtrisë për Marrëdhëniet me Publikun (ISPR).
Broad Peak, i njohur gjithashtu si K-3, maja e 12-të më e lartë në botë, me lartësi 8.051 metra, ndodhet në vargun Karakoram, rreth 8 kilometra nga K-2.
Rajoni i akullnajave Siachen, i njohur si fushëbeteja më e lartë në botë, ndodhet në vargmalin lindor të Karakoramit në Himalaje, i vendosur pranë kufijve të Pakistanit, Indisë dhe Kinës.
Çdo vit, alpinistë të huaj vizitojnë rajonin, të quajtur edhe “parajsa e alpinistëve”, pasi pesë nga majat më të larta se 8.000 metra në botë janë të vendosura në rajonin verior Gilgit-Baltistan të vendit, duke përfshirë K-2, majën e dytë më të famshme në botë.
Vitin e kaluar, dy alpinistë britanikë të bllokuar në afërsi të majës Koyo Zom në rrethin Chitral u tërhoqën nga ushtria e Pakistanit.
Koyo Zom, maja më e lartë në vargmalin Hindu Raj me një lartësi mbi 6.700 metra, ndodhet midis vargjeve Hindu Kush dhe Karakoram në kufirin e provincave Khyber Pakhtunkhwa dhe Gilgit-Baltistan.
Në vitin 2018, alpinistja franceze Elisabeth Revol u shpëtua nga Nanga Parbat, pasi u bllokua atje ndërsa përpiqej të arrinte majat.
Nanga Parbat, i njohur gjithashtu si “Mali Vrasës”, mali i nëntë me i lartë në botë me një lartësi prej 8.126 metrash, gjendet në vargmalet e Himalajeve. Askush asnjëherë nuk është ngjitur në dimër.
Të mërkurën e kaluar, qeveria franceze dha medalje për pilotët e Aviacionit të Ushtrisë Pakistane që shpëtuan Revol-in.//AA