Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë pohuar se pothuajse 15,000 trupa ruse janë vrarë që kur Presidenti Vladimir Putin filloi pushtimin e tij më shumë se tre javë më parë në Ukrainë.

Në një përditësim të postuar në faqen në Facebook të shtabit të përgjithshëm të Ukrainës, zyrtarët thanë se 14,700 trupa ruse janë vrarë në 25 ditë luftime.

Po ashtu thuhet se një sasi e madhe e pajisjeve ushtarake ruse është shkatërruar në konflikt, duke përfshirë rreth 476 tanke, më shumë se 200 avionë luftarakë, helikopterë dhe drone dhe rreth 1,487 transportues të blinduar.

Burimet perëndimore thanë për BBC se besojnë se Rusia ka pësuar viktima të konsiderueshme dhe zyrtarët e mbrojtjes amerikane kanë vlerësuar se të paktën 7,000 trupa ruse janë vrarë në aksion dhe janë plagosur 21,000 të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb