Futbollisti i Kombëtares dhe i Lokomotivës së Zagrebit, Myrto Uzuni, ka në një konferencë për shtyp ditën e sotme pas takimit të humbur me Turqinë. Sipas tij, në ndeshjen ndaj Turqisë ekipin Kombëtar e penalizooi goli i dytë. Uzuni ka folur për pritshmëritë për ndeshjen me Andorrën, por nuk ka preferuar të komentojë largimin e e trajnerit.
Çfarë ndodhi në ndeshjen ndaj Turqisë?
Donim të merrnin rezultat pozitiv pasi ishim përpara tifozëve tanë. Na penalizoi goli i dytë. Jam i gatshëm të luaj kudo për këtë fanellë. Edhe te Lokomitva kam luajtur në krahë dhe në majë të sulmit.
Sfida e radhës është ndaj Andorrës.
Kemi bërë një hap pas. E kemi detyrim këtë fitore. Nëse nuk fitjojmë jemi jashtë garës.
Çfarë iu tha Panuçi pas humbjes?
Të jemi të përqëndruar dhe të punojmë mirë. Nuk dua të flas për largimin e Panuçit.
Është vështirësuar rruga për vendin e dytë?
Nuk ka mbaruar asgjë. E kemi detyrim tani të fitojmë në Turqi.
(j.s/BalkanWeb)