Myrto Uzuni, një nga legjionarët më të famshëm në Kroaci, pritet të largohet në fund të sezonit për të nisur një aventurë të re për Hungari. Për këtë janë të siguruat mediat kroate por dhe ato hungareze të cilat kanë zbardhur dhe detajet e këtij transferimi.

Uzuni
Uzuni

Sulmuesi kuqezi do të largohet nga Lokomotiva e Zagrebit për tek Ferencvaros, një nga klubet më të rëndësishme në Hungari. Klubi kroat do të përfitoj nga shitja e Uzunit 1,8 milion euro. Nga kjo lëvizje e sulmuesit përfiton edhe Laçi pasi bardhezinjtë zotërojnë 20% të vlerës së kartonit, e përkthyer në shifra, Laçi përfiton afro 360 mijë euro. Vetë Uzuni do të firmos një kontratë 4-vjeçare nga ku do të përfitoj 1,2 milion euro, me një pagë sezonale prej 300 mijë eurosh.

Sulmuesi i kombëtares ishte një nga legjionarët më të kërkuar në tregun e transferimve pasi për të interesoheshin edhe në Spanjë e Itali por në fund zgjodhi të transferohet tek kampionët hungarez. Uzuni ishte kthyer në një pikë referimi tek Lokomotiva e Zagrebit, në 59 ndeshje në kampionat ka realizuar 16 gola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb