Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj projektligjeve të sotme në Kuvend, një prej të cilave ka të bëjë me vaksinën ruse Sputnik V.

Gjoni thotë se darka e Dubait, ka qenë një negociatë e qeverisë me rusët nëpërmjet mediatorëve (palës së tretë) Emiratet.

Madje ai thotë se ka thashetheme  në Shqipëri se edhe një vend tjetër lindor ka sjellë prej javësh vaksina në Shqipëri dhe që tashmë janë administruar.

 

”Le ti përmbahemi temës dhe mbi këtë temë zoti kryetar, meqë doni veëm për rendin, ky akt nëse nuk ua kanë thënë, qelbet era diletantizëm juridik. Nuk e di kush i shkruan këto paçavure, a ka ngelur më jurist në PS? Si mundet një akt normativ, edhe ata që s’kanë kaluar provimin e shkollës së magjistraturës. Këta tallen dhe me reclacionet. Nuk i lexojnë e vetë çfarë shkruajnë. A kanë shkuar në shkollë këta që po bëjnë projektligje. Pandemia është maja e ajsbergut. Nuk ka më rëndësi kryetar nëse virusi është natyral apo krijuar në ndonjë laborator në Kinë. Bota është kthyer në eksperiment, po shkatërrohen jetë njerëzish nga mbyllja ekonomike.

Unë s’jam kundër vaksinave, loja me forcën imunitare ka mbi 2 shekuj që ka avancuar. Duhet velrësuar. S’po flasim për një vaksinë unike. Jo ndërkombëtare, si Polios, Hepatit, apo gripit. Po dalin vaksinat si shigjetat e Robin Hudit. Thotë BE prit se nuk bën, thonë rusja është kot, pastaj mirë. Një diletantizëm që qelbet erë. S’kemi pse bëhemi pjesë e forcës negative që ka kapur botën

Bëmë debat të madh në tetor 2020. Patëm debat për programin e COVAX. Ju kam thënë pse nuk negociuat direkt tek kompanitë, por hodhët lekët kot tek GAVI. Më thonë sot, zv/ministrja Rakacolli qënkan 1 milion e ca vaksina nga COVAX. Deri më sot 141 mijë doza ka konfirmuar. Nëse janë parablerë, dhe do i marrim është lajm i mirë. Ç’ju duhet Sputnik dhe Sinopharm. C’ju duhet sot Rusia dhe Kina, ndërkohë që shohim drejt perëndimit. Është luftë gjeopolitike, jo shëndetësore. Pse na sillet një akt normativ që dy ministra të negociojnë për vaksinat. Ç’punë ka Kuvendi. Manastirliu dhe Ben Ahmetaj si dy shpëtimtarë të kombit s’kanë nevojë për autorizim. Fare. Ky akt nuk e ka vendin këtu. Pse nuk na i sollët udhëtimin e Ahmetajt në Dubai, të paguanim faturën e hotelit. Edhe ndonjë udhëtim safari në shkretëtirë. Çdo zullum e sillni në parlament.

Tani u mor vesh që darka në Dubai ka qenë negociatë me Rusët nëpërmjet mediatorëve të Emirateve. Delitanitizëm ligjor. A,b,c, e Kushtetutës. Ky parlament e ka njohur formalisht qeverinë. Unë ep ranoj që Rama është kryeministër, si i rregullon ai marrëdhëniet me ministrat e di ai, unë s’jam zyrë noteriale. S’jemi as kosh plerash. Druaj se mos ndoshta arsyeja e vërtetë koncesionet dhe akteve normative është për t’iu fshehur përgjegjësive në të ardhmen. Ju nuk e dini se çfarë efekte do të kenë në të ardhmen vaksinat. Ia hidhni parlamentit, sepse e dini nëse një akt miratohet këtu zhvisheni nga çodp ërgjegjësi. Jeni qesharakë. Në dhjetor Sputnik V e quajti qesharak. Dje u krekos me 10 mijë vaksina Sputnik. Nuk e di kush i ka miratuar? Keni negociuar para kohe.

Po dëgjoj dhe thashetheheme që prej javësh një vend tjetër i lindjes ka sjellë vaksina në Shqipëri, dhe që janë administruar. Shpresoj shumë që ky lajm mos jetë i vërtetë. Dhe që ta hetoni. Ka thashetheme në Europë për një treg të zi, që vishen me emrat e vaksinave perëndimore. Rama ka dështuar me perëndimin, i ka kthyer sytë nga lindja, ng Rusia, nga Erdogani. Dje e thirri Macroni për drekë në Paris, e pe si tha, që më thirri, për ça folën, asgjë nuk u mor vesh.

Mesa duket me sa kam unë informacion,. Nja dy këhsilltarë të Macron janë informuar nga sondazhet. E kanë parë sa popullariteti i Ramës si lider global është kaq i madh sa synon 94-95 mandate. Dhe ai që po përjeton një rënie, e ka thirrur për këshillim. E ndriti SHqipëria, e menderosi Franca, dhe ngeli Rama të japë mend. Ndërkohë që këtu vijnë 10 mijë Sputnik V.”- tha Gjoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb