BERAT

Ministri i Turizmit Blendi Klosi inspektoi sot procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në Berat.
“Po është një moment shumë i rëndësishëm për industrinë e turizmit dhe këtu në Berat. Sot vaksinohen 100 vet, personel i parë, të cilët kanë aplikuar për tu vakainuar nga të gjithë sistemi i hoteleri turizmit në qytetin e Beratit. Eshtë një moment për të gjithë industrinë i cili do të përpiqet të krijoj në sezonin e ri 2021 një situatë shumë pozitive duke qenë ne të parët në Ballkan që.do të hapemi për sa i përket kontratave të turistëve të huaj. Po ashtu nga gjithë grupimet e shoqatave përfaqësuesëve të interesave të biznesit të turizmit.

Ka qenë një kërkesë që tashmë po bëhet realitet. Operatorët e huaj kanë kërkuar me ngulm që hotelet shqiptare dhe strukturat e turizmit të mikpritjes të guidave, të hotelerisë të jenë të vaksinuara dhe sot ne po ja dalim duke përgatitur një sezon shumë të rëndësishëm, për qytetin e Beratit e besoj për gjithë Shqipërinë për të qenë shumë i suksesshëm krahasuar me vitin 2020 nuk diskutohet, por për të patur mundësinë që tja dalim që shumë shpejt të shkojmë në shifrat e 2019.

Përsa i përket turizmit është një nga proritetet e qeverisë shqiptare që ne kemi realizuar gjithçka që ne kemi patur kërkesë nga shoqata e operatorëve turistik. Sot kemi një turizëm i cili ndërtohet mbas një mbështetje të fortë të qeverisë shqiptare. Kemi një rritje me 20 % të turistëve në vitin 2019. Kemi një sistem të hoteleri turizmit, i cili përfiton nga taksa 6 % prej disa vitesh. Kemi bizmes të vogël që i shërben turizmit me taksa 0 % për të qenë të gjithë së bashku në një aleancë të madhe për të patur Shqipërinë turistike që ne duam.” u shpreh Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb