Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqendruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,373,349 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 587,625 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e shtunë, datë 21 gusht janë kryer 7,230 vaksinime në të gjithë vendin.

Gjatë muajit Gusht, i cili është muaji i hapur i vaksinimit masiv, të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: