Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar procesin e vaksinimit të edukatoreve në Shijak.

Rama ka shkëmbyer disa batuta me to duke u thënë se jo vetëm ato do të jenë më të qeta ndaj COVID-19, por do të sigurohet që edhe prindërit, vjehrrin dhe vjehrrën ti kenë mirë.

Ai tha se nesër fillon vaksinimi masiv, ndërkohë që një prej qytetarëve i tha se është demokrat dhe do e votojë Edi Ramën.

 

QYTETARI: Unë jam demokrat, do votoj për ju

EDI RAMA: Demokrat je ti?

EDI RAMA: E bëtë? Kujdes disa ditë sa të krijohen antitrupat, edhe do të jeni më të qeta.

Tani do fillojmë nesër intensivisht edhe për prindërti, vjehrrën, vjehrrin. Për të gjithë. Do të shpëtoni, nesër intensivisht për të gjitha moshat më të larta, vjehrrat do i keni top në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb