Më shumë se 4 400 njerëz në SHBA vdiqën nga koronavirusi të martën, një ditë para se ligjvënësit të vendosnin të akuzonin presidentin Trump për nxitjen e dhunës gjatë javës së kaluar në Capitol.

Shtetet në të gjithë SHBA-në përplasen për të përmbushur kërkesën në rritje për vaksinat

Më shumë se 50 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, të cilët janë 65 vjeç ose më të vjetër – si dhe njerëz të rinj me probleme shëndetësore themelore – tani janë në listë për të marrë një vaksinë ndaj koronavirusit, pasi qeveria federale ndryshoi papritur kursin e rekomandimeve të saj mbi grupet prioritare.

Por, kjo është shumë më lehtë të thuhet sesa të bëhet, dhe disa ekspertë po ngrenë pyetjen nëse bërja e vaksinave ndaj kaq shumë njerëzve, ndoshta do ta bëjë procesin e regjistrimit dhe marrjes së një vaksine edhe më të komplikuar.

“Kjo po krijon shumë konfuzion dhe kaos e ankth, disa ditë përpara se të jetë tashmë një administratë e re” tha për NPR, Claire Hannan, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së Menaxherëve të Imunizimit të mërkurën në mëngjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sfidat janë të shumta

Shtetet kanë ‘luftuar’ për të vendosur sisteme regjistrimi në telefon dhe në internet, dhe shumë nga amerikanët më të vjetër në moshë, të cilët janë më të rrezikuar nga vdekja nga një infeksion koronavirusi, janë përpjekur t’i përdorin ato, duke hasur në faqe të komplikuara regjistrimi, mesazhe që janë gabim dhe bllokime të tjera rrugësh elektronike, zakonisht. Disa persona, që janë në grupet e para me përparësi kanë arritur të rezervojnë vaksinimin e tyre – por kjo gjë ka marrë javë të tëra. Serverët janë rrëzuar, pas kërkesës në rritje. Disa zona kanë sisteme të shumta të regjistrimit, duke rritur konfuzionin.

Në Gjeorgjia, një burrë foli për Atlanta’s Channel 2 Action Neës rreth mënyrës se si ai kishte thirrur linjën telefonike të Troup County Covid më shumë se 100 herë për të provuar dhe për të caktuar një takim për nënën e tij të sëmurë. “Unë iu them se kam telefonuar 134 herë numrin që kanë vënë në dispozicion dhe nuk mora shërbimin”, tha ai.

Ekzistojnë gjithashtu pyetje në lidhje me mënyrën e zgjedhjes së përparësisë për njerëzit në rrezik të rritur të sëmundjes së rëndë nga Covid-19, një kategori që Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerëson se përfshin më shumë se 100 milionë të rritur me probleme të tilla si mbipesha, e cila prek të paktën 40 për qind të të rriturve, diabeti, kanceri dhe sëmundje kronike të mushkërive dhe zemrës.

Udhëzimi i rishikuar i qeverisë federale, i njoftuar nga Alex M. Azar II, sekretari i shëndetit dhe shërbimeve njerëzore, në një konferencë shtypi të martën, nuk është detyrues. Ashtu si me testimin dhe gjurmimin më parë në pandemi, secili shtet është lënë të hartojë planin e tij bazuar në nevojat lokale, në disa raste duke krijuar konfuzion dhe qasje të shpërndara.

Në Nju Jork, i cili kishte zgjeruar vetëm të drejtën për t’u pranuar për vaksim në të gjithë vendin banorët 75 e më të vjetër dhe punëtorët që kanë shfaqur më shumë probleme. Kryebashkiaku Bill de Blasio i Nju Jorkut pranoi të mërkurën se njerëzit mund të zhgënjehen duke u përpjekur të bëjnë takime në internet ose në telefon.

Ndërsa rrjeti i njerëzve që do bëjnë vaksinën vazhdoi të zgjerohej, Blasio tha se qyteti do të vazhdonte të administronte doza gjatë javëve të ardhshme “dhe pastaj ne do të mbarojmë vaksinën.” Qyteti zakonisht merr rreth 100 000 doza në javë, tha komisioneri i shëndetit të qytetit të martën në një seancë dëgjimore të Këshillit Bashkiak, për të adresuar problemet me përhapjen e Covid-19.

Qeveria federale ka dorëzuar rreth 27.7 milionë doza në shtete, territore dhe agjenci federale që nga e marta, dhe rreth 9.3 milionë doza ishin administruar që nga e marta. Administrata Trump fillimisht tha se 20 milionë amerikanë do të vaksinohen deri më 1 janar.

Biden pritet të njoftojë detajet e planit të tij të vaksinimit – i cili do të përfshijë klinikat e vaksinimit masiv të mbështetur federalisht – të enjten. Biden ka vendosur një objektiv prej 100 milionë vaksinash në 100 ditët e tij të para.

(Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb