SPANJA

Duket se të shumtë janë personat e irrituar me presidenti i Barcelonës, Bartomeu.
6 anëtarë të bordit drejtues kanë dhënë dorëheqjen duke shprehur hapur pakënaqësinë ndaj drejtimit dhe mënyrës së menaxhimit të Bartomuet.

Në muajin shkurt ishte Huame Masferrer, drejtor i Zonës ë Presidencës që u pezullua nga zyra pasi Bartomeu dyshon se janë pjestarë të brendshëm ata që po organizojnë hedhjen e baltës ndaj lojtarëve dhe klubit nëpër mediat sociale.

Po ashtu në muajin mars Emili Rosaund u dorëhoq pasi u njoftua nga Bartomeu se do të bëheshin disa ndryshime mes të cilave dhe ai për dyshime spiunazhi.
Tashmë dhe 6 të tjerë i janë bashkuar listës dhe duket se Bartomeu kërkon që të krijojë stafin e tij besnik brenda Barcelonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb