Sindroma misterioze e Havanës që goditi dhjetëra diplomatë dhe personel ushtarak në vende të ndryshme të botës, duke filluar nga Kuba, mund të jetë shkaktuar nga valët elektromagnetike ose ultratingujt, bëri të ditur shërbimi sekret amerikan, bazuar në studimin e një grupi ekspertësh teknologjikë dhe mjekësh.

Ky raport bie ndesh me konkluzionet e fundit lëshuar nga i njëjti shërbim sekret, që e kishte përjashtuar ndërhyrjen e stimujve të jashtëm.

Sipas ekspertëve, nga qindra rastet e shqyrtuara, ”një pjesë nuk mund të shpjegohet lehtë me kushte mjedisore ose mjekësore dhe mund të jetë për shkak të stimujve e jashtëm”.

Sipas mendimit të tyre, valët elektromagnetike ose ekografitë, të lëshuara në një distancë të shkurtër, mund të shkaktojnë disa “incidente jonormale shëndetësore”.

”Teknologjia që shkakton simptomat e vërejtura (dhimbje koka, të përziera, marramendje, madje edhe lëndime neurologjike) ekziston dhe është e mundur të krijohet përmes pajisjeve që janë të lehta për t’u fshehur dhe të afta për të dërguar këto valë”, specifikuan studiuesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb