Pak javë më parë ishte shumë pranë Sampdoria-s, por Valon Berishën ka kryer sot vizitat mjekësore në klinikën “Paideia”, për t’u bashkuar pastaj me Lazion, skuadrën ku drejtor sportiv është shqiptari Igli Tare.

Mesfushori i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Salzburg do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me italianët, të cilët i eliminoi në çerekfinale të “Europa League”.

Mësohet se futbollisti do të përfitojë një pagë prej 1.5 mln eurosh në sezon te Lazio.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: