Kjo është një verë shumë e nxehtë edhe në botën e futbollit, në tregun e transferimeve, mbi të gjitha pas futjes në lojë të Arabisë Saudite, me sheikët që po vendosin një rend të ri. Të shumtë janë lojtarët që kanë bërë gati “valixhet”, në pritje të ofertës më të mirë, por jo të gjithë preferojnë vendin saudit, një prej tyre është edhe Kylian Mbappe që ka refuzuar ofertën e fundit. E ardhmja e “gjelit” francez pritet të ketë një efekt domino të rëndësishëm, pasi me largimin e tij të mundshëm, PSG është i detyruar të futet në treg për të gjetur një zëvendësues. Emrat në qarkullim, si zëvendësues të mundshëm të Mbappes mbeten të njëjtë.

Osimhen Napoli
Osimhen Napoli

I pari në listë është Victor Osimhen, francezët janë të gatshëm të investojnë 100-150 milionë euro për sulmuesin nigerian, gjithnjë nëse largohet Mbappe. Emri i dytë është Dusan Vlahovic, me sulmuesin serb që nuk e ka të sigurt të ardhmen. Më herët është lakuar edhe emri i Harry Kane, por kapiteni i “tre luanëve” është shumë pranë transferimit te Bayern Munich.

Harry Kane Bayern Munich England
Harry Kane Bayern Munich England

Nëse Kane nuk rinovon me Tottenham, drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur ta lënë të lirë. Bayern pritet të trokas me një ofertë prej 100 milionë sterlina për të bindur Tottenham të lë të lirë Harry Kane, ndërsa me lojtarin kanë gjetur akordin prej kohësh.

Skysports Romelu Lukaku Inter Milan 5400856
Skysports Romelu Lukaku Inter Milan 5400856

Një tjetër sulmues i shumë përfolur këtë periudhë është edhe Romelu Lukaku. Belgu po bën gjithçka për tu rikthyer në Itali, por këtë herë në Torino, për të veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër”. Lukakun e pret një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 9 milionë euro në sezon. Juve do të paguajë 40 milionë euro në arkat e Chelsea-t.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb