Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka konsideruar Ramën, Metën dhe Bashën si tre oligarkët e vërtetë të Shqipërisë.

Valteri kërkoi nga shqiptarët që më 25 prill të bashkohen njëherë të vetme dhe të distancohen nga PS-PD-LSI që ai i konsideron ‘’Trekëndëshi i djallit’’.

Sipas tij drejtuesit e mazhorancës dhe opozitës vetëm sa zihen ditën kurse natën ndajnë të njëjtin shtrat politik.

”Për çështjen në fjalë dua të përgëzoj znj.Denaj dhe të tilla nisma të ketë gjithmonë Shqipëria. Shqiptarët kanë nevojë të paguajnë më pak, të kenë frymëmarrje dhe ftoj opozitën parlamentare të votojnë pro dhe mos ketë asnjë votë kundër.

Shqiptarët janë diskriminuar kudo me damkën që i ka vënë politika shqiptare. Treshja vëllazërore Rama-Basha-Meta që përbetohen për zgjedhje që do çojnë votën para, por sa mbaron numërimi i votës së fundit të gjithë janë të pakënaqur nga qeverisja e Shqipërisë.

Meta është kryetar i opozitës, dhe nuk është diversion. Por edhe Rama që bën avokatin e tyre, dihet kush janë bashkëpuntorët e tij, 4-5 syresh që ndajnë partneritetin, njëri merr tender dhe e ndan me tjetrin. Po të dojë kryeministri ja kujtojmë dhe me emra ata që dëmtojnë buxhetin dhe gllabërojnë copën e luanit.

Sturkturimi i oligarkëve, tregon trekëndëshin Rama-Meta-Basha, trekëndëshi më i madh i mallkimit, grabitqarë të shqiptarë, mamuthë të interesave personale.

Kjo treshe lapanjozësh që e kanë shndërruar Shqipërinë në një çiflig dhe që shtojnë vilat, kurse shqiptarët përfundojnë në kushtet e minimumit jetik 20- 30 mijë lekë të reja rrogë.

Oligarkët janë ata vetë, këta të tre që tallen ditë për ditë me shqiptarët. Ditën bëjnë sikur zihen, Basha me lapsuse kurse Rama i përgjigjet me zemra, dhe natën ndajnë të njëjtin shtrat politik.

Qytetarët kanë shansin që të ndahen më 25 prill nga trkendshi i djallit. Bashkohuni njërherë të vetme kundër të treve.”- tha Valteri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb