Kohët e fundit përveç Botërorit është përfolur se “VAR” (Video Assistant Refree) mund të aplikohet sezonin e ardhshëm edhe në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë, “Uefa Champions League”.

Për të hedhur dritë mbi këtë çështje shtë prononcuar presidenti i UEFA-s, Ceferin, i cili ka konfirmuar se nuk do të ketë VAR në Champions League sezonin që vjen.

“Nuk do ta fusim VAR-in në edicionin e ardhshëm të Champions League . Shoh akoma shumë konfuzion,” është shprehur ai në Kongresin e UEFA-s ditën e hënë.

Sipas UEFA-s VAR është akoma një risi e re në futbollin evropian dhe është parë shpeshherë që të ketë probleme të vogla. Video asistenti kërkon që funksioni i VAR të përmirësohet përpara se ta integrojë në Champions League.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb