Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar një varësi ekonomike nga Kina.

Si pasojë e kësaj çështjeje, BE po planifikon të zgjerojë tregtinë me Amerikën Latine.

“Ne kemi vënë re, se varësitë që kanë qenë gurë të ndërtimit të paqes mund të jenë edhe armë, që mund të drejtohen kundër nesh”, tha Borrell duke kujtuar kështu varësinë e madhe të Europës nga gazi rus.

“Varësia e Europës nga Rusia u bë shumë e qartë me fillimin e luftës në Ukrainë, kur Moska kufizoi furnizimet me gaz dhe BE duhet të kërkonte me urgjencë për furnizues të tjerë. Kjo varësi e ka bërë “Putinin të besojë, se mund të hynte në Ukrainë pa ndëshkim”, sepse Europa “në varësinë 40% të furnizimeve me gaz nga Rusia” ishte e bllokuar, tha më tej Borrell.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: