Në një studim të ri të dalë nga Queensland University of Technology (QUT) në Australi, studiuesit sugjerojnë se në të ardhmen, varësia e sheqerit mund të trajtohet në të njëjtën mënyrë si varësia ndaj drogës, raporton Medical Daily.

Hulumtimi i tyre ka treguar se minjtë e varur ndaj sheqerit mund të trajtohen me medikamente që tatojnë edhe varësinë ndaj nikotinës. Njësoj si varësia ndaj alkoolit dhe drogës, konsumimi i niveleve të larta të sheqerit rrit nivelet e dopaminës në tru dhe aktivizon të njëjtat rrugë të shpërblimit.

Pasi njerëzit hanë sasi të konsiderueshme të sheqerit çdo ditë për një periudhë të gjatë kohe, ata përjetojnë një reduktim në nivelet e dopaminës e cila i nxit që ata të hanë edhe më shumë sheqer për të ngritur nivelin e saj sërish. Është një cikël i varësisë që lë personin vazhdimisht të pakënaqur dhe duke dashur më shumë.

“Si varësia në drogë dhe format e tjera të abuzimit, tërheqja nga ekspozim kronik në sheqer mund të rezultojë në një çekuilibër të nivelit të dopaminës, dhe të jetë aq e vështirë sa heqja dorë nga to“, tha kryesuesi i studimit, Bartlett në një deklaratën për shtyp.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: