Sindikatat e Pavarura ashtu siç u njoftua një ditë më parë, këtë të martë po zhvillojnë një protestë para Ministrisë së Ekonomisë për të kërkuar përmirësimin e kushteve ekonomike.

Dje në protestën para Kryeministrisë përfaqësuesi i sindikatave të pavarura, Ilir Xhemalaj, tha se në këtë protestë marrin pjesë “punëtori që zgjohet para lindjes së diellit dhe mezi e mbyll muajin. Pensionisti që pas një jete pune, numëron ato qindarkat përpara farmacisë për të blerë ilaçet. Proteston i riu që punon, por nuk arrin të blejë një shtëpi për familjen e nuk ndërton dot një familje. Kur punëtori varfërohet nga puna e tij, ka diçka që nuk shkon”.

Punonjësit kanë artikuluar mungesën e shërbimeve publike, të infrastrukturës dhe është kërkuar ndalimi i privatizimit të tyre.
Një tjetër çësthje shqetësuese për ta është edhe mungesa e mësuesve dhe po ashtu emigrimi masiv i të rinjve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: