Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, me anëtë një statusi në “Twitter” ka dërguar një mesazh shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.

  • foto galeri

Varhelyi shprehet se Shqipëria ka përmbushur kriteret për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Ai shton se puna e vendit tonë duhet të mos ndalet, por të përparojë më tej.

“Pavarësisht sfidave të jashtëzakonshme të sjella nga tërmeti por edhe koronavirusi në Shqipëri, vendi ka plotësuar premtimet e saj dhe ka përmbushur kriteret për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Mbetet e rëndësishme që puna të mos ndalet dhe të përparojë akoma më tej” shkruan Varhelyi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb