Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zbulon numrin e personave të vaksinuar nga koronavirusi deri më tani në vendin tonë.

Manastirliu shkruan në “Facebook” se ka shkuar në 1,138,771 numri i vaksinimeve që prej fillimit të këtij procesi.

Postimi i Manastirliut:

Rreth 70.000 vaksinime u kryen gjatë javës së hapur për qytetarët +18 vjeç, duke e çuar në 1,138,771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi?.
Mirënjohje për vaksinatorët tanë që nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
⚠️Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave antiCOVID, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.
#ShqipëriaBuzëqesh?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb