Britania e Madhe është shqetësuar nga varianti i ri i COVID-19 zbuluar në Brazil ditët e fundit. Ministrat janë mbledhur pikërisht për këtë çështje teksa Boris Johnson ka theksuar se mund të vendosen masa kufizuese që nga nesër.

Masat mund të përfshijnë pezullimin e të gjitha udhëtimeve nga Brazili në ishull, si dhe një zgjatje të kufizimeve për shumicën e vendeve të Amerikës së Jugut.

Nga këto kufizime mund të përfshihet edhe Portugalia si një vend i cili ka shumë fluturime me Brazilin. Varianti i ri i Brazilit është zbuluar deri në Japoni, teksa vetë Britania e Madhe ka zbuluar dy variante të tjera më parë, një prej të cilave nga Afrika e Jugut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb