TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Vasili teksa foli për grusht shteti tha se faktet tregojnë regjinë e Ramës për të inskenuar aktorë për çështjen ‘Babalja’, duke u ofruar atyre paprekshmëri. Vasili tha se ‘Rama-gate po thellohet ore pas ore dhe grushti i shtetit tashme eshte ne sytë e te gjithëve’.

REAGIMI I VASILIT
Rama-gate, thellohet ne menyre tronditese grushti i shtetit.
Faktet tronditese me te fundit te inkriminimit te qeverise ne mbulimin kriminal dhe korruptiv te audiopergjimit te vellait te ministrit plotesojne qarte pamjen e Rama-gate,thene ndryshe, grushtit te shtetit ne veprim.
Faktet tregojne qarte regjine e kryeministrit per te inskenuar aktore, per ti paguar dhe per tu ofruar garancite e paprekshmerise se tyre.
Qeveria, qe ka cuar perpara drejtesise drejtore,specialiste,
infermiere e plot e plot njerez thjesht dhe vetem me faktet e emisioneve televizive investigative,sot mbulon pergjimet pjese e dosjes se audipergjimit.
Qeveria, qe ka cuar ne burg njerez per denoncimet ne portalin e saj sot e mbeshtetur nga kryeprokurorja po mbulojne sheshit nje krim shteteror.
Kryeprokurorja po shkel mbi cdo ligj dhe mbi institucionin qe ajo vete drejton,ne emer te borxhit, qe ka ndaj kryeministrit qe e votoi me 69 vota.
Rama-gate po thellohet ore pas ore dhe grushti i shtetit tashme eshte ne syte e te gjitheve.
Rama-gate eshte pa rrugedalje per te.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb