TIRANË- Petrit Vasili, kryetari i dorëhequr i LSI-së tha sot në Konventën Zgjedhore se do t’i përkushtohet jetës opozitare parlamentare, duke prezantuar si kandidate për kryetare znj. Monika Kryemadhi.

Vasili tha se Kryemadhi është një lidere e lindur dhe se nën drejtimin e saj LSI do të ecë shumë përpara.

“Partia kërkon energji të reja dhe forcim të punës me çdo qytetar. Sot misioni ynë për t’i përfaqësuar 80% të shqiptarëve e bën jetike hapjen e LSI-së ndaj tyre. Ndaj çdo skeptik nuk mund të jetë pjesë e misionit tonë. Kjo hapje kërkon një administrim sa më efikas, të përditshëm të kualiteteve tona. Pikërisht, për t’iu përgjigjur këtij momenti të ri, kam vendosur të paraqes dorëheqjen time për t’iu përkushtuar opozitës parlamentare. Kam nderin të prezantoj si kandidate për kryetare të LSI-së zonjën Monika Kryemadhi, e cila mishëron cilësitë më të shkëlqyera për këtë detyrë të lartë. Monika është një lidere e lindur dhe LSI nën drejtimin e saj do të ecë shumë më para”, deklaroi Vasili.

Ai prezantoi gjithashtu edhe zëvendës kryetarin e LSI-së dhe nënkryetaren.
“Si zv.kryetar të LSI-së prezantoj Luan Ramën. Vlerë e shtuar për LSI-në. Nënkryetare e LSI-së, Erisa Xhixho, lidere erritur në LSI”, tha Vasili.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: