Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka publikuar disa dokumente në “Facebook” nëpërmjet të cilave denoncon korrupsionin që sipas tij është bërë me inceneratorin e Fierit.

Ai thekson se kjo situatë duhet të zbardhet, ndërsa kërkon një hetim më të thelluar nga SPAK.

Reagimi i plotë:

Inceneratori i Fierit, korrupsioni flagrant dhe SPAK-u i kapur ne mes!(DOKUMENTE).

Inceneratori i Fierit ku çdo veprim i kryer eshte vetem antiligj dhe korrupsion i qarte dhe i provuar me dokumente, mund te ishte zbardhur me kohe ne rast se SPAK do te ishte i pakapur.

Po qendrojme ne nje aspekt tjeter te erret te aferes se inceneratorit te Fierit.

Megjithese Fieri është një zonë me hapësira të mëdha industriale-urbane rilindasit shkaterrojne token bujqesore per incenerator.

Por edhe kete e bejne ne menyre paligjshme.

Inceneratori i Fierit ndodhet në nje pozicion mes tre fshatrash Mbrostar-Kallm-Verri.

Eshte e njohur zyrtarisht prej dhjetra vjetesh qe kjo eshte zone bujqesore, bile zone preferenciale me Bonitet te larte pra me pjellori te larte ne shkallen tre.

Ligji detyron që të gjitha tokat bujqësore me bonitet nga I deri në V, nuk mund të konvertohen në tokë truall(zonë urbane) pa vendim të posaçëm qeverie.

Kjo zonë identifikohet me shifrën KZ-2636.

Ngastra konkrete ku është parashikuar ndërtimi i inceneratorit është KZ-2636 me numër pasurie Nr.1.

Në Drejtorine e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes-në e Fier kjo ngaster vazhdon të jete e regjistruar tokë bujqësore.

Nderkohe ngastra eshte e regjistruar edhe si tokë truall në hipotekë.

Ne se vendimi i posaçem i qeverise do te ishte marre atehere kjo ngaster nuk mund te ekzistonte mē në DAMT te Qarkut Fier.

Zbardhja e kesaj situate, qe vetem e paster nuk mund te jete, kerkon hetim shume te thelluar te SPAK-ut, gjithnje ne se ky i fundit ka guxim ta beje!!

Ja dhe tabelat qe tregojne situaten e paligjshmerise.

Mbase SPAK-u te pakten do ti shohe keto fakte se sa per te hetuar s’behet fjale!

20

 

22
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: