TIRANE- Pas vendimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE në samitin e Luksemburgut, për të shtyrë për në qershor 2019 hapjen e negociatave me Shqipërinë, ka reaguar deputeti i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim thotë se fajtori i vetëm për këtë gjë, është kryeministri Edi Rama.

Sipas Vasilit, kreu i qeverisë duhet të largohet sa më parë.

POSTIMI I PLOTE
Kryeministri eshte ai fajtori i vetem qe na la jashte Europes, falenderimet jane idiotesira.

Kryeministri vendosi publikisht votbesimin e tij tek hapja e negociatave kete qershor.
Kete votebesim e humbi ne menyre tragjike per veten e tij.
Tani duhet te largohet sa me pare.
Urrejtja e gjithe shqiptareve bie mbi te.
Cdo falenderim idiot i tij dhe i idioteve qe e rrethojne eshte nje damke deficience dhe budalleku qe e ben edhe me qesharak.
Lexojeni vete cfare thoshte ne 16 maj 2018 per Euronews per negociatat e qershorit.

“Ne duhet të hapim negociatat në Qershor, kjo është e gjitha dhe nuk na duhet asgjë tjetër. Për ne kjo është çështje jetë a vdekje, në kuptimin që hapja e negociatave do të thotë se ne po shikojmë drejt së ardhmes. Do të thotë kemi lënë pas të shkuarën”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb