Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me deklaratën përmbyllëse të misionit të FMN në Tiranë.

“Ekonomia drejt shkaterrimit total per shkak te rilindjes! 70% e ndermarrjeve te vogla e te mesme jane me humbje.

FMN deklaron se renia ekonomike eshte 7.5% dhe akoma me keq se parashikimi qe renia do te ishte 5%.

Borxhi i deklaruar mbi 80% ndersa borxhi real eshte mbi 94%. PPP po i japin goditjen e fundi vdekjeprurese ekonomise shqiptare. Keto fakte tragjike per ekonomine flasin vete.

Rilindja ndertoi katastrofen ekonomike. Asnje hap prapa per te larguar keta vandale dhe armiq te ketij populli.” shkruan Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: