TIRANË

Analisti Arjan Vasjari mendon se opozita duhet të zgjerojë perimetrin e saj dhe të trokasë tek shoqëria civile për t’i ftuar të jenë pjesë e saj për zgjedhjet e 25 prillit.

Pyetja që ai ngriti në “Real Story” në News24 ishte a do mundet opozita në 90 ditë të krijojë empatinë me shoqërinë?

“Pyetja për mua nuk është nëse opozita është vonë, pyetja është nëse opozita është mirë? Ky është thelbi. Unë jam i bindur që opozita ka për ta gjetur edhe formulën, edhe marrëveshjen, edhe kompozimin dhe empatinë brenda saj. Problemi është a do mundet opozita në 90 ditë të krijojë empatinë me shoqërinë. Debati vërtitet tek partia, tek kryetari, tek koalicioni i partive. Kjo do kishte sens nëse do ishim në një situatë reale të politikës. Ne nuk jemi në atë situatë që do të thotë që nëse flitet vetëm për këto, jemi vite dritë larg, opozita duhet të zgjerojë perimetrin e saj. Opozita duhet të trokasë tek shoqëria civile. Duhet të shkojë tek figurat që kanë një profil të caktuar politik dhe të thotë që ne kemi vendosur të bëjmë një revolucion konceptual në politikën shqiptare dhe ju ftojmë të bëheni pjesë”, tha Vasjari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb